Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Bolton, është shkarkuar nga detyra. Vendimin e ka marrë presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, i cili e ka bërë më pas të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas asaj që presidenti Tramp shkruan në Twiter, ai dhe Bolton nuk kishin të njëjtat parime për shumë çështje.
“Xhon Bolton është njoftuar mbrëmë se Shtëpia e Bardhë nuk ka më nevojë për shërbimet e tij. Nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, përfshirë edhe sugjerimet për administratën amerikane, ndaj dhe i kam kërkuar dorëheqjen. Bolton e ka bërë këtë mëngjesin e sotëm. Dua ta falënderoj Bolton për punën e tij”, – shkruan Tramp.
Zëvendësuesi i Bolton në këshillin e sigurisë pritet të emërohet gjatë kësaj jave nga presidenti i Amerikës. Xhon Bolton është një nga njerëzit që njihet si një nga përkrahësit e mëdhenj të Serbisë. Në kohën kur ishte ambasador i ShBA-ve në OKB, ai ka qenë hapur kundër pavarësisë së Kosovës. Por shkarkimi i tij nuk lidhet me Kosovën por sic shkruajnë mediat amerikane me çështje më të tjera sfiduese për Shtëpinë e Bardhë si Irani, Koreja e Veriut dhe së fundi Afganistani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




