Lajme

Armë dhe kanabis në shtëpi, dy të arrestuar në Fier

Në sajë të operacionit antidrogë “Cakrani”, policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si pasojë e këtij operacioni, policia e Fierit ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar N. D., 61 vjeç, dhe J. D., 47 vjeç, të dy banues në Cakran. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit M. D., 38 vjeç dhe D. D., 24 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë