15 personat e arrestuar për skemën e mashtrimit me faturat fiktive të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dolën para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të arrestuarit, mes të cilëve 7 biznesmënë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar miliona lekë përmes skemës së ngritur, ndërsa policia thotë se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shkon në rreth 4 milionë euro.
Organi i akuzës përfaqësohet në këtë çështje nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 nga 15 të ndaluarit. Ajo e argumentoi këtë kërkesë me faktin se prokuroria është duke vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë, duke shtuar se lirimi i të dyshuarve, apo çdo masë tjetër sigurie më e lehtë mund të dëmtonte hetimet.
Masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria:
Besnik Pelivani, arrest me burg
Astrit Lala, arrest me burg
Haxhi Sala, arrest me burg
Alber Ahmeti, arrest me burg
Ardian Bejko, arrest me burg
Mhill Ndreca, arrest me burg
Shpresa Joanidhi, arrest me burg
Fatmir Firi, arrest me burg
Paqsor Buzi, arrest me burg
Vangjush Mbirce, arrest me burg
Rabi Kurti, arrest me burg
Riza Roshi, arrest me burg
Rrapo Baduni, arrest me burg
Vasil Korita, arrest me burg
Shkëlqim Prodani, arrest shtëpie
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




