Lajme

Skemë mashtrimi me vizat për në Kanada, arrestohet 30-vjeçarja

Historia e mashtrimit me vizat për në Kanada nga familja Makashi nuk është e panjohur për Policinë e Tiranës. Kështu është ndaluar nga Policia Adela Makashi 30 vjeç, banuese në Tiranë, pasi i ishte dhënë masa e sigurisë me “detyrim paraqitje”. 

30-vjeçarja Makashi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën Lule Makashi iu premtonin njerëzve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare.

Por, nuk kaloi shumë dhe mashtrimi i tyre doli në dritë, pasi një grup qytetarësh denoncuan për mashtrim të njëjtën agjenci punësimi në prill të 2016. Adela Makashi eshte dënuar me 4 vite burg nga gjykata, i ka ngelur një pjesë e dënimit pa shlyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë