Lajme

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Kurbini

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi A. A, banues në Kurbin.
Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e kanë dënuar këtë shtetas për veprën penale “Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë