Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi po zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.
Mbledhja e dy kabineteve po mbahet në ambientet e fototekës kombëtare “Marubi”, ndërsa Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e takimit.
Disa marrëveshje të rëndësishme me interes të ndërsjellë pritet të firmosen gjatë këtij takimi. Mbledhja e dy qeverive do të zgjasë rreth dy orë e 30 min.
Dy kryeministrat edhe anëtarët e qeverive parakaluan në këmbë deri te Muzeu “Marubi” aty ku po mbahet edhe mbledhja e përbashkët.
Ishte pikërisht kryministri Edi Rama që mori fjalën i pari në takim, si i zoti i shtëpisë, ndërsa vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi. Ai theksoi se kjo është mbledhja e parë e mbajtur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Malin e Zi është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.