Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj fundjave, sidomos në orët e natës të kryejë kontrolle të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka qenë e vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku nuk kanë munguar shkelësit e rregullave të qarkullimit.
Policia thotë se edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë.
“175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi qe varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.
Për Policinë Rrugore është primare parandalimi i aksidenteve e jo pezullimi i patentave. Udhëto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, bën të ditur Policia e Shtetit në faqen e saj në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.