Parku Kombëtar Hingol shtrihet përgjatë bregdetit të Makuran në provincën Balochistan në jugperëndim të Paktistanit.
Parku Hingol përfshin gjithashtu plazhet e famshëm ‘Kund Malir’ dhe ‘Princesha e Shpresës’. Në të kaluarën për shkak të situatës politike, njerëzit nuk lejoheshin të shkonin atje. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe shumë njerëz shkojnë në ‘Kund Malir’ gjatë fundjavave nga Karaçi dhe zonat e tjera të Pakistanit për të eksploruar plazhin.
Parku Kombëtar Hingol përmban një shumëllojshmëri të thyerjeve të relievit që i japin atij një pamje spektakolare. Zona më e madhe e parkut është e përbërë nga rëra dhe mund të klasifikohet si gjysmë shkretëtirë bregdetare. Parku përfshin grykëderdhjen e lumit Hungol i cili është habitati i një numri të lartë shpendësh dhe peshqish.
Rreth 250 specie u regjistruan si banorë të kësaj zone, duke përfshirë 7 lloje endemike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.