Lajme

Vidhet bankomati i një banke në Kavajë, policia nis hetimet

Mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë është vjedhur një bankomat i një banke të nivelit të dytë.
Siç njofton policia, persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë, të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë