Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në afërsi të fshatit Balldre të Lezhës.
Mësohet se tri automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë katër persona. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




