Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, ku tregon se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, shkurt SPAK.
Disa ditë më parë, Ambasada Amerikane shpjegoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se pse është i rëndësishëm Vettingu dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e SPAK dhe se si do të ndiqen rastet e korrupsionit.
Siç thuhet në videon e publikuar, SPAK do të jetë një organ i pavarur dhe jo i politizuar. SHBA njofton se SPAK do t’i ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.