Është zbardhur dhe ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Vatë Shpati. Ky i fundit pasi një konflikti me dy vëllezërit, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, u shoqërua me urgjencë për në spitalin e Shkodrës.
Vetëm pak orë pas kësaj ngjarje policia bëri të mundur ndalimin e dy vëllezërve dhe të një shoku të tyre S. P. 36 vjeç, i cili dyshohet se i ndihmoi të largohen nga vendi i ngjarjes.
38-vjeçari Shpati është vëllai i njërit prej oficerëve më të rëndësishëm të kriminalistikës në qytetin e Shkodrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




