Lajme

Sherr me thika në Shkodër, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, një 38-vjeçar ka mbetur u plagosur.

Mësohet se shtetasi me inicialet V.Sh 38 vjeç është konfliktuar me dy vëllezër, të cilët më pas e kanë lënë atë të plagosur. 38-vjeçari ka marrë disa plagë dhe është shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thekson se i ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, vëllezërit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër, të cilët fill pas ngjarjes u larguan në drejtim të paditur.

Sakaq po punohet edhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë