Lajme

23-vjeçari gjendet i vdekur në kanal, dyshimet e para të policisë

Një 23-vjeçar nga Tropoja me banim në Fier është gjendur i pajetë në një kanal në fshatin Sulaj, Fier. Bëhet fjalë për Florian Selimin, i cili është gjetur mëngjesin e kësaj të hënë në kanal pranë makinës së tij. Mjeti është gjetur me një gomë dhe dyert e hapura.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, është konstatuar se ai e ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga sende të ftohta prerëse. Paraprakisht policia dyshon se i riu është konfliktuar, por ende janë të paqarta arsyet.

23-vjeçari ishte me origjinë nga qyteti i Tropojës, ku prej disa vitesh ishte shpërngulur në Fier bashkë me familjen dhe nga banorët e zonës njiheshin si njerëz të qetë dhe pa probleme.

Më herët gjatë vitit 2015, Selimi ishte skeduar në policinë e Fierit, si i dyshuar për vjedhjen e një makine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë