Lajme

Vlora nuk gjen paqe, vritet me tre plumba 47-vjeçari

Nuk gjejnë paqe Vlora dhe rrethinat e saj këtë verë. Vetëm pak ditë pas përplasjes me armë në një lokal në bregdet në Vlorë, një tjetër atentat mafioz është regjistruar orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, ku si pasojë një 47-vjeçar ka humbur jetën.

Nikola Ikonomi ose siç njihej ndryshe me emrin Laver Tozaj u gjet i dergjur në rrugë me tre plumba në trup, njërin prej tyre, që i mori dhe jetën në pjesën e qafës. Fillimisht ai ishte në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rrugës në spital për shkak të plagëve të rënda, por edhe gjakut të shumtë që kishte humbur.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë ngjarje. Ndërsa sa i përket dinamikës së vrasjes, mësohet se viktima është qëlluar nga afër dhe autorët e kanë ndjekur atë për kohë të gjatë dhe besohet se i kishin mësuar lëvizjet e tij të zakonshme dhe gjithashtu kanë qenë njohës të mirë të zonës. Paraprakisht mendohet se ekzekutimi i Ikonomit është bërë me një armë me silenciator, pasi në gjithë zonën përreth nuk është dëgjuar asnjë krismë.

Nikola Ikonomi alias Laver Tozaj ishte një emër i njohur për policinë e Vlorës në fakt. Ai prej vitesh ishte i skeduluar si një personazh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe më herët ka edhe një dënim prej 7 vitesh burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai e ka ndryshuar disa herë emrin, nga Xhaferr Tozaj, në Laver Tozaj dhe së fundmi pasi kishte kryer dënimin e kishte bërë emrin Nikola Ikonomi.

Arma e sekusetruar sot ne Selenice – Gazeta Si, 8 gusht 2019

Autori i dyshuar, kapet një 27-vjeçar me kallashnikov

Një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë tip kallashnikov është ndalur sot nga policia. Shtetasi me inicialet S. R., është ndalur në kushtet e flagrancës nga policia në fshatin Vajzë, të Selenicës.

27-vjeçari nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek.

Nuk ka shumë detaje nga policia, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë lidhje me atentatin e ndodhur dje në Selenicë, ku mbeti i vrarë, Nikola Ikonomi.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë