Kryeministri, Edi Rama ka reaguar edhe një herë tjetër në lidhje me aksionin anti informalitet që këtë të martë është shtrirë në plazhet veri perëndimore, Velipojë dhe Shëngjin.
Në një shënim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan se aksioni i nisur ditët e fundit është vetëm fillimi dhe se në shtator pritet të ketë masa akoma dhe më të forta.
Ligji i ri për vijën bregdetare, që kreu i qeverisë ka paralajmëruar se do të hyjë në fuqi në muajin shtator do të sjellë rregullin e munguar në këtë zonë që ka dëmtuar qytetarët dhe pushuesit e shumtë.
Postimi Ramës
Kryeministri pak ditë më paralajmëroi një ligj të ri për administrimin e zonave bregdetare, që do ua heqë bashkive për t’ia kaluar qeverisë qendrore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




