Tetë turistë polakë janë aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 18:00 në zonën e Ishmit në Durrës.
Makina me të cilën po udhëtonin grupi i turistëve, një fuoristradë është aksidentuar në fshatin Bizë të kësaj zone. Mësohet se për pasojë grupi i turistëve kanë marrë plagë e fraktura të shumta në trup.
Për t’u ardhur në ndihmë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe katër ambulanca nga spitali i qytetit të Durrësit. Të plagosurit janë dërguar në këtë spital, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Një tjetër detaj është se policia, megjithëse është vënë në dijeni menjëherë për këtë ngjarje, nuk e ka bërë publike atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



