Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi qeverinë që shpallte malin e Tomorrit, park kombëtar, kundërshti të shumta kanë ardhur nga banorët e zonës, por edhe nga përfaqësues të qeverisë. Pas peticionit të nisur me iniciativën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, banorët sot kanë bllokuar mjetet e rënda të firmave që gërmojnë në malin e Tomorrit.
Kamionët e nisur drejt pikave ku nxirret mermer, janë penguar nga protestuesit e mbështetur nga policia, që nuk lejojnë rifillimin e gërmimit. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur, qafa e Novajt.
Në terren ka pasur edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat janë munduar të mbajnë të qetë situatën mes banorëve dhe punojësve të firmave. Përfaqësues të tre firmave që fituan në Gjykatën Administrative po negociojnë me policinë që t’i lejojnë të vijojnë punën normalisht.
Puna në guroret e Tomorrit ishte pezulluar prej më shumë se 22 muajsh pas një VKM-je, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Administrative. Vendimin e kësaj gjykate, ministri Klosi paralajmëroi se do e çojnë në Apel, nga ku pritet që të fitohet e drejta për ta shpallur këtë zonë Park Kombëtar dhe të ndalen një herë e mirë gërmimet për të nxjerrë mermer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




