Lajme

“Jam për një teatër të ri”, Rama publikon opinionin e Ema Andreas

Kryeministri Edi Rama vijon me “betejën” virtuale me të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot kryeministri ka sjellë mesazhin e një tjetër artisteje që është pro shembjes së Teatrit Kombëtar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar opinionin e artistes Ema Andrea, e cila sipas tij është pro ndërtimit të Tetarit të ri.
Rama shkruan se Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, shprehet në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
“Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”, shkruan kryeministri.
EMA ANDREA:
Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156873211751523/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë