Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme të zhvilluar në orën 14:00 ka zgjedhur dy gjyqtarë me 13 vite eksperiencë.
KLGJ zgjodhi sot anëtarë të Gjykatës së Lartë gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.
Të dy gjyqtarët e kanë kaluar vettingun dhe do të kenë funksion të përkohshëm e do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve.
Pas shkarkimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, në Gjykatën e Lartë ka mbetur vetëm gjyqtari Ardian Dvorani.
Ndërkohë sa i përket listës me kandidatë jo gjyqtar, u la afat deri më datë 6 shtator për të dorëzuar deklaratat e pasurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




