Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, ka kaluar me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën. Sipas KPK-së, prokurori ka rezultuar i pastër në të tria kriteret e vlerësimit.
Në seancën e sotme, ku edhe u konfirmua, ka qenë i pranishëm edhe vetë prokurori Çela dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Prokurori Çela është kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, pra rivali i kryeprokurores Arta Marku.
Në garë për prokuror të Përgjithshëm janë 4 prokurorë: Olsian Çela, prokuror i Krimeve të Rënda, Arta Marku, prokurore e Përkohshme, Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit dhe avokati Lulzim Allushaj.
Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda gjatë viteve 2008-2012.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




