Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për të rishikuar ligjin për lirinë e medias.
Desir shprehet se duhet rishikim i ligjeve mbi mediat online në Shqipëri. Sipas tij duhen bërë disa përmirësime të tjera në projektligj.
“Përmirësimet duhen bërë në përputhje me standardin ndërkombëtar. Versioni i fundit i projektligjit ka pasur përmirësime”, thotë ndër të tjera Desir.
Ai shtoi se: “Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj”.
Deklaratën e tij, Desir e bën me dije edhe në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




