Kombetarja

Ermir Lenjani dhëndër, martohet në fshehtësi me Herolindën (Foto)

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, ka djegur në fshehtësi të plotë “shaminë e beqarit”. Lajmi është zbuluar nga mediet kosovare, që flasin për një ceremoni martesore shumë të kufizuar, shumë familjare. Madje, ka qenë e vështirë të mësohej edhe vendi, ku është organizuar dasma.

Preferenca e vetë Lenjanit dhe bashkëshortes së tij, Herolindës, ishte për një dasmë me rrethin e ngushtë familjar. Nuk dihet, nëse në këtë ceremoni kanë qenë të ftuar futbollistë të tjerë, shok skuadre me Lenjanin, sepse publike është bërë vetëm një foto e çiftit në një moment kërcimi. Lenjani dhëndër duket shumë serioz, ashtu si dhe në fushë.

Ermir Lenjani dhe bashkëshortja e tij Herolinda

Futbollisti 29-vjeçar ka qenë shpesh protagonist me fanellën e Kombëtares, duke luajtur titullar dhe duke shënuar disa gola me peshë, ku veçohet ai me Danimarkën në “Elbasan Arena”. Karriera e Lenjanit është e lidhur me Zvicrën dhe Francën, ku ka ndërruar disa skuadra. Aktualisht është pjesë e Sionit në kampionatin zviceran.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë