Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin rus Rasul Mislaev, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.
Ai kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm dhe ishte pjesë e ISIS që prej vitit 2013.
Arrestimi i tij u bë i mundur tri ditë më parë nga Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere.
34-vjeçari do të ekstradohet në Rusi, ku dhe do të kryejë dënimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




