Jete & Stil

Letra personale e Tupac drejtuar Madonnës del në ankand për 100000 dollarë

Ishte dikur “vetëm për Madonnën”, por tani një letër e shkruar me dorë ku Tupac i kërkon falje një vit para vdekjes së tij, ka dalë në ankand.

Dy vite më parë, Madonna u përpoq ta ndalonte shitjen e saj duke i thënë një gjyqtari se fakti se është e famshme “nuk ma heq të drejtën për të ruajtur privatësinë time”. Pasi çështja arriti në gjykatë apeli, vendimi u kthye përmbys muajin e kaluar. Letra do t’i jepet shtëpisë së ankandit më 17 korrik dhe asaj do t’i vihen shifra duke filluar nga 100000 dollarë. Drejtuesi i ankandit beson se ajo do arrijë deri në 200000 apo 300000 dollarë dhe pse foto të saj kanë qarkulluar prej vitesh tashmë në internet ku mund të lexohet e plotë.

Në letrën me 3 faqe e cila daton në 15 qershor të vitit 1995, një vit para se ai të qëllohej për vdekje, Tupac i drejtohet Madonnës duke i kërkuar falje sepse nuk kishte qënë “lloji i mikut që unë e di që jam i aftë të jem”. Artistët dolën për pak kohë gjatë viteve 90, megjithëse e mbajtën sekret. Madonna tha në vitin 2015 se Shakur e kishte ngacmuar para një dalje të saj në televizor në vitin 1994, ndaj ajo u ndje “vërtetë gangstere” kur shau 13 herë në një emision live. Por ata e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë. Në letër, Shakur shkroi se ai nuk do ndihej mirë po të shihej me një grua të bardhë sepse “do ishte sikur të zhgënjente gjysmën e njerëzve që e bënë atë, atë që ai mendonte se ishte”, ndërsa të dilte me një burrë me ngjyrë do ndihmonte karrierën e saj. Ai shkroi gjithashtu se filloi të kishte dyshime ndaj saj kur tha se ishte detyra e saj “të rehabilitonte gjithë reperët dhe lojtarët e basketbollit”.

“Ato fjalë më vranë, sepse nuk e dija që ti ke qënë me ndonjë reper tjetër përvec meje”, shkroi ai. “Ishte ky moment lëndimi dhe instikti natyral që më bënë të të sulmoja për të mbrojtur zemrën dhe egon time duke thënë fjalë për të cilat jam penduar”. Ai e vazhdon letrën duke thënë se “është rritur mendërisht dhe shpirtërisht” që atëherë.

Mes arsyeve që ai e shkroi atë letër ishte dhe fakti se donte t’i thoshte asaj çdo gjë që ndjente në rast se ndonjë gjë e keqe i ndodhte.

Në korrik të vitit 2017, një gjyqtar bllokoi shitjen e letrës dhe të 21 sendeve të tjera të Madonnës pasi ajo firmosi një urdhër emergjent në gjykatë. Ofertat për blerjen e letrës kishin arritur deri në vlerën 100000 dollarë në momentin kur shitja e saj u bllokua. Në urdhrin e gjykatës ajo shkroi se nuk kishte dijeni se letra dhe sende të tjera të saj nuk ishin më në zotërimin e saj, por kishin dalë në ankand, pasi shumica e sendeve i ishin dhuruar ankandit nga sekretarja e saj Darlene Lutz.

Në prill të vitit 2018, një gjykatës vendosi në favor të shtëpisë së ankandit duke argumentuar se Madonna duhet të kishte dijeni se sekretarja kishte në zotërim sendet e saj dhe duhej të ishte përpjekur ta ndalonte para se sendet të dilnin për shitje në ankand. Ai vendim iu bashkëngjit Gjykatës së Apelit në New York në 4 qershor të këtij viti ku çështjen e fitoi shtëpia e ankandit.

Edhe pse Tupac e shkroi letrën pasi ata ishin ndarë, gjatë kohës që ai ishte dënuar për abuzim seksual dhe duhej të rrinte 9 muaj në burg, njerëzit i referohen letrës si një letër ndarjeje. Ai u martua me të dashurën e tij prej shumë vitesh Kiesha Morris në 29 prill, vetëm dy muaj para se të futej në burg dhe u divorcua nga ajo 7 ditë pas lirimit të tij në tetor të vitit 1995.

Më poshtë është letra e Tupac për Madonnën

15 janar 1995, ora 9:30

Kam pritur për një kohë të gjatë për ta shkruar më në fund këtë. Kryesisht sepse po luftoja të gjeja të gjitha përgjigjet, në mënyrë që të mos të lija pyetje të papërgjigjura. Para të gjithash dua të të kërkoj falje, sepse siç the edhe ti, e di që nuk kam mundur të jem miku i cili e di që jam i aftë të jem. Mund ta kuptosh këtë? Nëse ti do shiheshe me një burrë me ngjyrë, nuk do ta dëmtonte në asnjë mënyrë karrierën tënde, madje do të të bënte të dukeshe më e hapur dhe emocionuese. Por për mua, të paktën në arsyetimin tim të mëparshëm ndjeva se për shkak të imazhit tim do të isha duke zhgënjyer gjysmën e njerëzve të cilët më bënë mua atë që unë mendoja se isha. Nuk doja asnjëherë të të lëndoja.

Një intervistë ku ti the se “më duhet të rehabilitoj të gjithë reperët dhe basketbollistët” ose diçka me këtë qëllim, ato fjalë më vranë duke mos qënë në dijeni se ti ke qënë me ndonjë reper tjetër përvec meje. Ishte ky moment dhe instikti natyral të cilët më bënë të të sulmoja për të mbrojtur zemrën dhe egon time, i cili më bëri të të thoja shumë  fjalë për të cilat jam penduar.

Mund të më ndjesh?

Që atëherë e deri tani, sic mund ta shohësh, jam rritur si mendërisht ashtu edhe shpirtërisht. Nuk ka më rëndësi si e ke perceptuar. Të lutem kupto pozicionin tim të mëparshëm si një mashkull me një eksperiencë të limituar me një femër ekstremisht të famshme, e konsideruar si seks simbol.

Të ofroj përsëri miqësinë time, këtë herë më të fortë dhe të përkushtuar. Nëse edhe ti je e interesuar do doja që të diskutoja përsëri me ty, por disa gjëra nuk mund të prisnin. U ndjeva i detyruar të ti thoja…në rast se dicka më ndodhte.

Të lutem tregohu e kujdesshme Madonna

Gjithkush nuk është aq i ndershëm sa duket

Ka disa, zemrat e të cilëve rrjedhin zili dhe urrejtje

Ata nuk do hezitonin të të bënin keq!

Le të jenë 5 plumbat e mi prova për këtë!

P.S. Nëse ka ndonjë informacion të cilin ti mund ta ndash me mua mbi Jack-un dhe grupin të lutem bëjë, mund të jetë një cështje për jetë a vdekje.

Nuk e di si ndihesh për të më takuar

Por nëse e gjen dëshirën në zemrën tënde

Do doja shumë të flisja ballë për ballë me ty

Është për të qeshur, por kjo eksperiencë më ka mësuar të mos ta marr kohën për të garantuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë