Lajme

Shkarkohet pas vetëm 3 muajsh drejtori i Tatimeve, Enton Duro

Largohet tre muaj pas emërimit si drejtor i përgjithshëm i tatimeve, Enton Duro. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës nga Këshilli i Ministrave.

Burimet bëjnë me dije se largimi nga detyra ka ardhur për shkak të performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave.

Tatimet kanë reflektuar performancë të dobët këtë vit.

Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga Tatimet ishin 61.9 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8%, duke rezultuar 1.3% ose rreth 800 milionë lekë më pak se plani.
Zëri me ecurinë më negative ka qenë ai i TVSH-së, me një rënie prej 12% në raport me janar-maj të një viti më parë, që është kompensuar me rritjen e të ardhurave nga tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Më e dobët ka qenë performanca e doganave, me të ardhurat që u rritën vetëm 0.5% me bazë vjetore për 5-mujorin, ose rreth 2 miliardë lekë më pak se plani.
Enton Duro zëvendësoi në këtë detyrë Vasilika Vjeron, e cila udhëhoqi tatimet për tre vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë