Lajme

Drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi ishte në kërkim për trafik droge.
Uniformat blu në Shkodër bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet E. H, 21 vjeç, banues në Koplik të Malësisë së Madhe.
Ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.
Siç njofton policia, ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2271714416472027/?__xts__[0]=68.ARBN_dU5_MSRX3RPGcafGDobIcXzdgokFbU-zqFK8VXseyGnlegv5_Xd-EAUVYnpjnrBiEubF1O6K-ECaZ9Ocs-a54Hedsc0MZJhemwrIQAUEdmHt9hLeUJaeHXwBZeItseLXUMJyrYOYfEVjYlgGmuLrrr0wV2FwGIGPOHBAsCsZ9k2qF6v7N6u0xKnbKcBbu35h6c7TzKAwM2B8J_0Ns36lpYwreh_Z5krjhk2N8M3J1XC4Kimf4rwHNcdQa63WjTz0EPfFqZNh2toslCM4AoqOZyoCMCfOnPOBHl9oMl54dvQ2dAbFC7iIXDmoIRe7dzOWxQ15PHAKZCSIUi9gafHFIpo9UDl5nv1DaHK&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë