Lajme

Kultivim dhe shpërndarje droge, 2 të arrestuar në Vlorë dhe 1 në Fier

Një tjetër goditje e kultivimit të lëndëve narkotike është shënuar në Vlorë.
Policia ka vënë në pranga dy shtetas, për trafik droge në fshatin Vërmik të Selenicës.
Gjatë kontrollit në territorin e fshatit policia gjeti dhe asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara të llojit cannabis sattiva.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit H. O, 55 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Po ashtu është goditur një rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash në qytetin e Fierit.
Uniformat blu në Fier kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet S. S, 30 vjeç, banues në Patos.

Po ashtu gjatë kontrollit, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë