Policia jep të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në qytetin e Korçës, ku u gjet i vdekur në banesën e tij 57-vjeçari Gramoz Nako, baba i dy fëmijëve, i cili jetonte në SHBA dhe ishte kthyer në vendlindje për pushime.
Policia në një njoftim të sajin bën me dije se autori i dyshuar i vrasjes është 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i 57-vjeçarit Nako.
Por mëngjesin e sotëm kur policia ka shkuar që ta shoqërojë, i moshuari ka vrarë veten.
71-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se mbrëmjen e djeshme dy kunetërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari kishte shkuar t'i grabiste paratë.
Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Nako jetonte prej vitesh në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.