Lajme

Qëlloi me armë drejt një banese, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 39-vjeçar,pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së një shtetasi. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet E. A, banues në Korçë. Arrestimi i tij është bërë pas një telefonate në rajonin e policisë, që njoftonte se një shtetas në lagjen nr. 7 në Korçë, kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.
Siç njofton policia, 39-vjeçari dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D. K. Për motive të dobëta.
Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi i është sekuestruar 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.
Shtetasi E. A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë