Policia e Lezhës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. K., 49 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
49-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kishte trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë.
Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




