Presidenti i Federatës së Futbollit Kosovars (FFK), Agim Ademi bashkë me zyrtarin Muhamet Rama janë dënuar nga Gjykata e Prishtinës, pasi u shpallën fajtor lidhur me akuzat për kërcënim me vdekje të një personi. Sipas medieve kosovare, kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit i është dhënë dënimi me 9 muaj burgim, ndërsa Muhamet Ramës i është dhënë dënimi me burgim prej 1 viti, edhe pse të dy akuzoheshin lidhur me veprën penale të detyrimit i mbetur në tentativë.
Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, së bashku me Muhamet Ramen akuzoheshin se e kanë kërcënuar me vdekje një person. Sipas prokurorisë kosovare ata kishin qenë persona zyrtarë kur kanë bërë ndryshimin e statusit të parcelës duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimi.
Në bazë të aktakuzës, Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit në bashkëveprim dhe me dashje kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë, i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar edhe fizikisht viktimën Dritëro Kadolli. Ky i fundit pas këtyre presioneve është detyruar t’ua jep atyre një veturë të tipit BMW X5, e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit. Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore të EULEX-it dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Kjo është një tronditje shumë e madhe për futbollin kosovar në një moment, kur është duke ecur shumë mirë në eliminatoret për kampionatin europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




