SHÇBA ka arrestuar ditën e sotme në Fier dy punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre.
Policët e arrestuar akuzohen për “shpërdorim detyre”. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Z. K, 57 vjeç, punonjës i Policisë Kriminale të Fierit.
Po ashtu edhe një punonjës tjetër policie, me inicialet G. B, Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier.
Janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:
B. Xh, 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier;
G. M, 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
I. M, 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
E. Sh, 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
A. K, 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe shtetasin F. C, 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran.
Siç njofton policia, në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.
Në sajë të këtij operacioni është bërë i mundur edhe evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit:, janë evidentuar parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm janë evidentuar edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




