Në sajë të operacionit “Zereci”, është goditur një tjetër veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia bën me dije se janë arrestuar 7 shtetas, mbi të cilët rëndojnë akuza për tentativën e trafikimit të një të mitureje, si dhe për kultivim droge.
Po ashtu, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.
Në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
R. L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);
M. F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;
E. B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;
R. M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;
E. K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
O. M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
Ç. F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi:
L. P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;
Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R. L, M. F, E. B, R. M dhe L. P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.
Gjithashtu shtetasit R. L, M. F, E. K dhe O. M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




