Është Peruja ekipi që do të sfidojë Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës. Peruanët fituan shumë thjeshtë 0-3 me kampionët në fuqi të Kilit, të cilët u shkurorëzuan në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ndeshja pritej të ishte më fortë dhe Kili shikohej me një sy favorit për shkak të titullit kampion që kishte në krahun e vetë. Por shumë shpejt Peruja i theu këto iluzione me golin e Flores që në minutën e 21. Që nga ai moment ndeshja mori tjetër rrjedhë dhe Kili me Aleksis Sançez nuk ia dolën që të ndryshojë historinë e kësaj sfide. Edhe goli i dytë në minutën e 38’ i Yotun ishte i së njëjtës logjik. Peruja e vijoi presionin edhe pas këtyre dy golave në pjesën e dytë.
Kili provoi të bënte një reagim në fillimin e fraksionin e dytë. Sançez tentoi ta çonte përpara ekipin e tij, por pa sukses pasi Peruja ishte shumë e mirë e rreshtuar edhe në linjat e mbrojtjes. Peruja ishte më shumë e kujdesshme që mos të pësonte dhe pak e interesuar për të sulmuar, por gjithsesi kapiteni Guerrero do e gjente edhe golin e tretë në minutën e fundit.
Kështu Peruja shkon në finalen e madhe të këtij edicioni të Kupës së Amerikës. Finalja do të luhet në mitikun “Marakana” dhe Brazili është pengesa e fundit për surprizën e bukur të Copa America për të marrë trofeun e madh me vete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




