Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacione për tre personat e shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të këtij viti.
Bëhet fjalë për shtetasit Klement Çala, 31 vjeç, Eldi Çala, 34 vjeç dhe Talo Çela, 48 vjeç, të tre banues në Elbasan.



“Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu në vijim të punës lidhur për ngjarjen në fjalë, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për të tre këta shtetas.
Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre. Ndërkohë janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




