Lajme

Strazimiri: Ramën po e mban policia në pushtet

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit, vjen edhe një reagim nga ana e selisë blu. Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në një konferencë për shtyp, dënoi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në krah të Policisë së Shtetit.
“Kryeministri më i refuzuar në historinë e pluralizmit shqiptar sfidoi sot 85 për qind të shqiptarëve, duke treguar se atij i mjaftojnë mjetet e represionit për të qëndruar në pushtet dhe jo vota e tyre. Në funksion të këtij mesazhi kriminal, kreu i bandës 339-184, u shfaq në krah të skuadronëve të vjedhjes së votës dhe represionit ndaj opozitës”, u shpreh Strazimiri. Ish-deputeti Gent Strazimiri tha se kjo kupolë është e njëjta bandë e Sigurimit të Shtetit që përdori diktatura më 2 korrik 1990.
“Ata janë të njëjtët që, për llogari të kreut të bandës, kanabizuan vendin, të njëjtët që u siguruan garanci dhe mbrojtje trafikantëve të drogës, e që në këmbim, veç parave, u kërkuan vota për PARTINË, të marra përmes kërcënimeve, presioneve, shantazheve dhe parave të ndyra të trafiqeve.
Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin qytetarët me gaz në rrugë e në shtëpi, të rrahin pa mëshirë opozitarë e gazetarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë vetëm pse refuzojnë sundimin e bandës, janë po ata që në 2 korrik të ’90, u përpoqën të mbanin në këmbë perden e hekurt, që po shkërmoqej në mes të Tiranës”, vijoi më tej ish-deputeti.
Sipas tij, Rama rri në pushtet falë mjetit të tij të presionit, duke iu referuar kështu policisë. Strazimiri përmendi me emra shefat e policisë që sipas tij “ju kanë siguruar mbrojtje kriminelëve që më pas t’i përdornin për të vjelë vota”.
“Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85 % të shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga Shkolla e Sigurimit të diktaturës komuniste.
Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimit)
Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit)
Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit)
Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit)
Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit)
Hasan Ahmetaj
Skënder Kalemi (Shkolla e Sigurimit)
Edmond Tarkaj (Shkolla e Sigurimit)
Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimit)
Neritan Nallbati
Sali Skura (Shkolla e Sigurimit)
Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit)
Robert Aga
Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit)
Sokol Çela
Ilir Musta (Shkolla e Sigurimit)”, u shpreh Strazimiri.

Ai u zotua në emër të Partisë Demokratike se “ka ardhur dita që të marrin përgjigjen që po kërkojnë tash 29 vjet, bashkë me kryebanditin që i ka ndërsyer sërish për t’i ulur kokën 85 për qind të shqiptarëve, që refuzojnë sundimin e tij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë