Lajme

Pëson arrest kardiak, mbytet në Durrës 49-vjeçari

Në plazhin i Durrësit një 49-vjeçar me inicialet S.A. ka humbur jetën në det sot rreth orës 12:46. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në plazhin e lagjes Nr.13, bën me dije policia e qytetit bregdetar.

Bëhet me dije se viktima ka qenë banues në Gjermani dhe ka ndërruar jetë menjëherë sapo është futur në det. Paraprakisht dyshimet janë se 49-vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Viktima mësohet se ishte me origjinë nga Kosova dhe kishte ardhur bashkë me familjen në Durrës për të kaluar pushimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë