Lajme

Votat e 2019, PS në Tiranë dhe Veliaj rezultat më të mirë se 2015

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë mandatin e dytë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit dhe Veliaj ka siguruar mbi 90% të votave.
Veliaj ka fituar deri më tani 76,360 vota, përballë rivalit të tij, Arben Skënderaj të Bindjes Demokratike, i cili ka siguruar vetëm 4994 vota. Ndërkohë, vijon numërimi i votave edhe për kutitë e tjera, të cilat nuk pritet të ndryshojnë rezultatin.
Sipas shifrave zyrtare në Tiranë dje deri në orën 15:00 kishte arritur në 18%, ndërsa në shkallë kombëtare kishte kapur 15%. KQZ-ja bëri të ditur se në zgjedhjet për metropolin shqiptar morën pjesë 117.108 zgjedhës.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat deklaroi se në bashkinë e Tiranës numri i votuesve që morën pjesë ishte 171 319 votues.
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, katër vite më parë, në vitin 2015, Partia Socialiste mori 108,290 vota si subjekt politik. Ndërsa kandidati i saj Erion Veliaj mori 160,235 vota. Përqindja e votimit në Tiranë shkoi 50 %. Katër vite më parë Veliaj kishte edhe mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU-së, që tashmë kanë kaluar në kampin e djathtë.
Për zgjedhjet aktuale, këto vota i bie që pjesa më e madhe i takojnë Partisë Socialiste dhe pjesë e vogël mund t’i përkasë partive aleate të saj dhe partive të opozitës. Ndërkaq pjesa më e madhe e votave mund të shkojnë edhe për kandidatin Erion Veliaj, i cili konkurron përballë Arben Skënderit i Bindjes Demokratike.
Në raport me votat e dy viteve më parë kur zgjedhjet ishin parlamentare, Partia Socialiste, sipas shifrave të KQZ-së, mori 164.323 vota. Kjo shifër mund të jetë më e ulët pro kësaj force politike në Tiranë, por edhe në rang vendi. PS në rang vendi kishte marrë 764.791 vota, ndërsa aktualisht kjo shifër nuk mund të arrihet, pasi pjesëmarrja në votime sipas shifrave zyrtare është 771863 pse 21.6 për qind.

Viti 2015

305,440 (50%)

Viti 2017

325.149 (51,23 %)

Viti 2019

171 319 (28.1%)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë