Lajme

Tenton të thyejë kutinë e votimit, arrestohet 66-vjeçari në Kamëz

Policia ka vënë në pranga një 66-vjeçar në Kamëz, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Mësohet se ky shtetas ka grisur fletën e votimit pranë QV Nr. 1567 dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.
Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë