Lajme

Meta, mesazh shqiptarëve: Nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë

Ndërkohë që sot vendi është në heshtje zgjedhore, presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin duke pirë kafe me një qytetar.
Pasi Meta dekretoi datë të re zgjedhjesh 13 tetorin, sot me anë të një fotoje në rrjetin social, Meta u ka uruar qytetarëve një fundjavë të qetë sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve duke iu kujtuar se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.
“Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”, shprehet Meta në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2347719198607673/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë