Restoranti më i mirë për këtë vit është zgjedhur restoranti i kuzhinierit italian, Massimo Bottura, Osteria Francescana që gjendet në Modena të Italisë.
Kjo është hera e dytë që ky restorant zë vendin e parë në 100 restorantet më të mira në botë, pas vitit 2016.
Vitin e shkuar, vendin e parë në këtë listë e kishte zënë restoranti Eleven Madison Park që gjendet në New York.
Kuzhinieri i këtij restoranti është i pasionuar pas artit dekorues të pjatave, dhe shijeve të veçanta të ushqimeve.
Bottura u ngjit në skenës së bashku me gruan e tij amerikane Lara Gilmore. Ndërsa gjatë fjalimit të tij , ai tha se gatimi ka qenë një pasion i veçantë për të, dhe ky pasion u shndërrua në punë dhe sukses për biznesin e tij gjatë viteve.
Vendin e dytë në listën e restoranteve më të mira në botë e zuri restoranti El Celler de Can Roca, që gjendet në Girona të Spanjës.
Vendin e tretë restoranti Mirazur në Menton të Francës. Ndërsa vendin e katërt restoranti Eleven në Madison Park në New York.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.