Jete & Stil

Restoranti me i mirë në botë

Restoranti më i mirë për këtë vit është zgjedhur restoranti i kuzhinierit italian, Massimo Bottura, Osteria Francescana që gjendet në Modena të Italisë.

Kjo është hera e dytë që ky restorant zë vendin e parë në 100 restorantet më të mira në botë, pas vitit 2016.

Vitin e shkuar, vendin e parë në këtë listë e kishte zënë restoranti Eleven Madison Park që gjendet në New York.

 Kuzhinieri i këtij restoranti  është i pasionuar pas artit  dekorues të pjatave, dhe shijeve të veçanta të ushqimeve.

Bottura u ngjit në skenës së bashku me gruan e tij  amerikane Lara Gilmore. Ndërsa gjatë fjalimit të tij , ai tha se gatimi ka qenë një pasion i veçantë për të, dhe ky pasion u shndërrua në punë dhe sukses për biznesin e tij gjatë viteve.

Vendin e dytë në listën e restoranteve më të mira në botë e zuri restoranti El Celler de Can Roca, që gjendet në Girona të Spanjës.

Vendin e tretë restoranti Mirazur në  Menton të  Francës. Ndërsa vendin e katërt restoranti Eleven  në Madison Park në New York.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë