Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë vrasjen e dy personave në Valias.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte një konflikt i ashpër midis disa personave kanë bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas.
Në pranga kanë rënë:
B. S., 40 vjeç, banues në Valias.
S. S., 39 vjeç, banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, policia ka bllokuar një armë zjarri kallashnikov me dy karikatorë me fishekë, me të cilën këta dy persona dyshohet se do vrisnin dy shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.
Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje, tip Porsche Cayenne.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




