Bisedimet me presidentin Ilir Meta në konsultat e sotme bëhen për nxjerrjen e një dekreti të dytë për datën e zgjedhjeve lokale. Kjo gjë është konfirmuar nga kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas përfundimit të negociatave të krerëve të partive të djathta me kreun e shtetit.
“Besoj se presidenti do të nxjerrë një dekret të ri për një datë zgjedhjesh, që nuk është diskutuar sot, por gjithë përpara datës së datave të negociatave të tetorit”, deklaroi Shehi para mediave.
Ai theksoi se Meta po bëhet gati për të nxjerrë një dekret të ri zgjedhjesh, që sipas tij, do të jetë në ditët në vijim. “Patëm një diskutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 qershor nuk bëhen, sepse kemi një dekret të Presidentit. Besoj se do të bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, besoj se do të jetë gjatë ditës në vijim, kjo për të ulur tensionin politik gjithmonë para datës së hapjes së negociatave të tetorit si Shqipëria dhe Maqedonia. Besoj se nga pasditja ose nga darka do dalë një deklaratë. Mendimin tonë do të kemi një mendim unik me PD dhe aleatët e tjerë”, tha Shehi.
Por ai ka deklaruar më tej se nuk është biseduar se nëse e djathta është ose jo që këto zgjedhje të mbahen me apo Ramën kryeministër. “Fakteqësisht nuk e diskutuam këtë çështje”, theksoi Shehi.

Më pas nga Presidenca doli edhe kreu i Partisë Demokracia Sociale, i vetmi nga partitë e majta, aleate e PS-së, që i përgjigjet thirrjes së Metës për negociuar për krizën politike.
Milo u shpreh se Shqipëria duhet ta kapërcejë krizën politik dhe se bisedimet janë me të gjithë aktorët politik në këtë proces. Kreu PDS-së u shpreh se partia e tij e respekton institucion e Presidentit, ndryshe nga qëndrimi që po mban kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai apeloi për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi për fat keq kriza po përkeqësohet.
Presidenti kishte caktuar deri në orën 13:00 afatin për të negociuar me partitë politike, duke i bërë ftesë edhe kryeministrit Edi Rama. Ndërsa kreu i mazhorancës e refuzoi në mënyrë kategorike një takim të mundshëm. Presidenti ndërkaq ka pasur edhe konsulta me ndërkombëtarët ditën e sotme, si me ambasadorin e BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe të Francës, apo me shefin e Këshillit të Europës.
Këto takime janë në kuadër të njohjes së qëndrimit të presidentit nga ana e ndërkombëtarëve, ku Meta po paralajmëron një dekret të tretë për zgjedhjet lokale.
Në orë 14:00 ka përfunduar takimi mes presidentit dhe ambasadorëve të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Konsultat erdhën menjëherë pasi Meta pati takime me krerët e partive politike ku në fokus ka qenë nxjerrja e një date të re për zgjedhjet lokale.
Por është vënë re se ambasadorët përpara daljes nga Presidenca kanë qëndruar disa minuta duke folur në veçanti me shefin e kabinetit të presidentit, Arben Cici, i cili njihet edhe si bashkëpunëtori më i afërt i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




