Rikthehen rastet e krimeve në familje. Në fshatin Babicë të Vlorës një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij për motive të dobëta.
Mësohet se gjithçka ka filluar pas një debati në familje dhe tensioni ka precipituar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Mësohet se autori i krimit është 56-vjeçari Lavdosh Sulo, ndërsa viktimë ka mbetur 44-vjeçarja Laureta Sulo.
Siç njofton policia, 56-vjeçari e ka masakruar gruan e tij, duke e qëlluar me levë disa herë në fytyrë dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Krimin makabër e kanë konstatuar të parët fqinjët, të cilët lajmëruan policinë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.