Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.
Siç njofton policia, ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




