Lajme

Soreca me kreun e KED: Gjykata e Lartë, funksionale sa më shpejt!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një postim në “Twitter”, ai shkruan se është thelbësore që Gjykata e Lartë të jetë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sot takova kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për t’u njohur me etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.
Është thelbësore që Gjykata e Lartë të jetë funksionale në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan ambasadori Soreca në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë