Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 4 të arrestuarit në KZAZ 11 në Kukës.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Ahmet Cahani 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit,
Ermal Haziri 42 vjeç, edhe ai shofer në Bashkinë e Kukësit,
Ersi Biçaku 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake,
Ervin Meshi, 35 vjeç, militant i PD-së.
Ata u ndaluan pasi sulmuan KZAZ-në nr.11 te gjimnazi “Hazvi Nela”, duke zbatuar në këtë mënyrë dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin në oborr, dhe kanë kundërshtuar edhe forcat e policisë.
Ndërkohë, Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani dhe Ervin Baklli, që u ndaluan gjatë përplasjeve në KZAZ, pasi kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore.
Ndërkohë shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Demir Bukova në “detyrim paraqitje”.
Gjatë ditëve të fundit, ka pasur përplasje dhe sherre në të gjitha bashkitë e djathta dhe ato të LSI, pasi janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.
Partia Socialiste nga ana e saj është e vendosur për 30 qershorin dhe vazhdon fushatën nëpër rrethe. Ndërkohë, KQZ ka propozuar ndryshimin e disa Qendrave të Votimit, duke i zhvendosur ato nga shkollat, institucione që administrohen nga bashkitë, por në qendra shëndetësore. Pikërisht këto Qendra Shëndetësore janë varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo duket se do të jetë zgjidhja e qeverisë për të shmangur ndonjë bllokim të mundshëm të procesit të votimit më 30 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




