Lajme

Brazili me marsh kampioni, kualifikohet edhe Kili

Brazili duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë Kupë Amerike që luhet në shtëpinë e tij. “Selecao” kanë arritur të marrin një fitore me spektakël që iu jep mundësinë që të avancojnë në raundin tjetër të këtij komtepicioni.

Skuadra e Tite përkundër të gjitha thashethemeve që ishin përhapur në medie arriti që ta mposhtë shumë lehtë Perunë. 5-0 u mbyll sfida e zhvilluar në Sao Paolo, por për mënyrën se si Kutininjo me shokë luajtën mund të kishte shkuar edhe më thellë. Alvesh, Uillaim, Everton, Firminjo dhe Kasemiro dhanë vulat e tyre në këtë ndeshje, duke rikthyer buzëqeshjen tek tifozët dhe të trajneri Tite, pasi atij barazimi zhgënjyes me Venezuelën. Brazili kalon në fazën tjetër dhe do të jetë në pritje të njoh rivalin në fazën me eliminim direkt.

Në biletë për më tej ka prerë edhe Venezuela, e cila fitoi pastër ndaj Bolivisë, me shifrat 1-3. Kjo fitore i shërbeu ekipit venezuelian për të siguruar vendin e dytë, me 5 pikë, një më shumë se Peruja. Po ashtu edhe Kili në grupin C avancon më tej në Kupën e Amerikës. Te udhëhequr nga Aleksis Sancez, kilianët fituan 2-1 me Ekuadorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë